Kosova “në luftë” me Serbinë dhe Rusinë

PUBLIKUAR

Ekspertët kosovarë të sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë e eskalimit të situatës së sigurisë në vend. Sipas tyre, rreziku është edhe më evident kur dihet se Serbia e ka edhe mbështetjen e Rusisë

Pas ngritjes së tensioneve në vend, si rezultat i provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që gjendja e sigurisë në Kosovë të eskalojë.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e sigurisë në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është moskonsolidimi i shtetit të Kosovës.

Sipas tyre, situata e fundit në veri të Mitrovicës nuk paraqet vetëm rrezikun nga Serbia, por edhe nga mbështetja e Rusisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë është mjaft e tensionuar.

Por për dallim prej tyre, përfaqësues të Policisë së Kosovës në veri kanë thënë se situata në Mitrovicë aktualisht është e qetë.

Për këtë çështje, përfaqësues të KFOR-it kanë thënë për “Zërin” se KFOR-i është i gatshëm të intervenojnë në çfarëdo situate…

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...