Milan e dëshiron në “San Siro” Lorenzo Insigne
Sipas mediave italiane, “Rossonerët” janë të interesuar për transferimin e sulmuesit italian të Napolit, Lorenzo Insigne. Pas triumfit në Superkupën e Italisë, Milan është në kërkim të përforcimeve për krijimin e një skuadre të denjë për të luftuar për titull të kampionit në Serie A, transmeton Gazeta Express.
Kështu, Vincenzo Montella e sheh Insignen si pjesë të rëndësishme në projektin e tij, i cili në 17 paraqitje në Serie A këtë edicion, ka shënuar pesë gola.


