Carlo Ancelotti ka thënë se Bayern Munich nuk ka shanse që ta transferojë Marco Verrattin
Mesfushori italian, Marco Verratti, është bërë cak i shumë klubeve evropiane. Përveç, Interit, Juventusi, Milanit, Real Madridit, Barcelonës e Manchester Cityt, edhe Bayern Munich flitet se kërkon italianin, transmeton Gazeta Express.
Por, trajneri i bavarezëve, Carlo Ancelotti, beson se PSG-ja nuk dëshiron ta shesë lojtarin, i cili është pjesë e kampionëve të Francës që nga viti 2012.
“Nuk ka shanse që Verratti të transferohet në Bayern. Ai do te qëndrojë në PSG”, ka thënë Ancelotti. /Express/


