Mbledhje komemorative për shkrimtarin Mensur Raifi sot në Fakultetin Filologjik të UP’së

PUBLIKUAR

Me rastin e vdekjes së Prof. Mensur Raifit, profesor i dikurshëm në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Universitetin e Prishtinës, nesër në Fakultetin e Filologjisë të UP-së do të mbahet një mbledhje komemorative, njofton Gazeta Express

Siç njoftoi Dekanati i Fakultetit të Filologjisë, komemoracioni do të mbahet sot, e enjte, në orën 12:00 në Sallën e kuqe të Fakultetit.

Mensur Raifi, shkrimtar, kritik letrar, profesor universitar dhe përkthyes i shquar kosovar, ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 79-vjeçare në Kanada, ku jetonte që nga lufta e Kosovës. Mes tjerash, ishte themelues i Shoqatës së Përkthyesve të Kosovës. Është autor i më shumë librave, si përmbledhje poezish, ashtu edhe nga sfera e kritikës letrare dhe historisë së letërsisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...