Leo Messi nuk do të largohet nga Barcelona
Jorge Messi, babai i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Leo Messit, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë rrezik që djali i tij do të largohet nga Barcelona, pavarësisht se ende nuk ka rinovuar kontratën, transmeton Gazeta Express.
Në një intervistë dhënë për radio “Cadena Ser”, babai i Messit tha se rinovimi do të ndodhë dhe se palët tashmë kanë filluar bisedimet, por që nuk ka një datë të caktuar për finalizimin e saj – kjo mbetet në duar të presidentit Josep María Bartomeu, i cili duhet të pajtohet me kërkesat e Messi.
“Nuk ka asnjë rrezik”, ishte përgjigjja e Jorge Messit për largimin e mundshëm të argjentinasit nga Barcelona, i cili beson se djali i tij do të rinovojë me Barcelonën. /Express/



