Ministri Hoxhaj, letër 49 ministrave të jashtëm, ua shpjegon problemet me Serbinë

PUBLIKUAR

Dy ditë pas provokimit me trenin “rus”, më 16 janar ministri Hoxhaj ua ka nisur një letër 49 homologëve të tij, duke ua bërë me dije se ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës. Në letër përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt, i Nehat Thaçit etj., shkruan sot gazeta Zëri.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër personale katërfaqëshe 49 ministrave të Jashtëm, në të cilën është detajuar rasti i përpjekjes provokuese për ta futur një tren ilegal nga Beogradi në Kosovë dhe të ngjarjeve të fundit të interferimeve direkte të Beogradit në Kosovë. Dy ditë pas provokimit me trenin “rus”, më 16 janar ministri Hoxhaj ua ka nisur këtë letër homologëve të tij duke ua bërë me dije që ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës, në të cilën përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt, i Nehat Thaçit etj.

“Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan në letër, të siguruar nga gazeta “Zëri”.

Hoxhaj përmes kësaj letre kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...