Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Kevin Durant edhe njëherë ka pasur rastin të dëshmojë vlerat para ish-skuadrës.
Golden State Warriors ka triumfuar kundër Oklahoma City Thunder me rezultat 121:100, transmeton Telegrafi.
Russell Westbrook arriti edhe një ‘triple0double’ (të 21-tin këtë edicion) në saje të 27 pikëve, 15 kërcimeve dhe 13 asistimeve.
Te Warriors, i pandalshëm ishte Kevin Durant që regjistroi ‘double-double’ me 40 pikë dhe 12 kërcime ndërsa Stephen Curry shtoi 24 pikë.


