Zinedine Zidane mendon se Real Madridi kishte nevojë për humbjen e dytë me radhë
Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë me radhë, pasi u mposht në shtëpi nga Celta Vigo, me rezultat të ngjashëm që humbi si mysafirë i Sevillas, 2:1.
Trajneri i Los Blancos, i cili pësoi dy humbje brenda tre ditëve, aq sa kishte pësuar për 365 ditë në stolin e Real Madridit, beson se kjo humbje mund t’i bëjë mirë skuadrës së tij.
“Ndoshta kishim nevojë për këtë humbje”, ishin fjalët e Zidane pas disfatës nga Celta Vigo, i cili thotë se e di si ta zgjidh këtë situatë. /Express/


