Lamtumirë Manchester United (Foto)

PUBLIKUAR

Memphis Depay arrin marrëveshje me Lyonin, por jo edhe Manchester Unitedi

Anësori i Manchester Unitedit, Memphis Depay, ka arritur marrëveshje me Lyonin dhe sa i përket kërkesave personale gjithçka ka përfunduar, por transferimi në Ligue 1 ende është larg të ndodhë, shkruan L’Equipe, transmeton Gazeta Express.

22 vjeçari i ka thënë ‘PO’ transferimit në Francë, por Manchester United nuk është i kënaqur me ofertën e Lyon dhe pret që të rikthehet me një më të mirë.

L’Equipe shkruan se Lyon ka ofruar 17 milionë euro për holandezin, ofertë kjo që nuk dëshiron të dëgjojë klubi nga Old Trafford. Sidoqoftë, raportohet se Lyon është duke përgatitur një tjetër ofertë për 22 vjeçarin dhe pritet që gjithçka të përfundojë këtë javë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...