Juventusi ka refuzuar t’i shkëmbejë lojtarët me Arsenalin
Sipas “Tuttosport”, Arsenali i ka ofruar Juventusit Alexis Sanchezin për mesfushorin Miralem Pjanic, por italianët kanë thënë jo, transmeton Gazeta Express.
Sanchez ende nuk ka rinovuar kontratën me “Topçinjtë”, i cili pritet të largohet gjatë verës. Kjo e ka shtyrë Arsene Wenger që të bëjë një zgjidhje, duke ofruar atë për Pajnicin, por Juventusi nuk dëshiron ta largojë magjistarin e mesfushës.
Pjanic u transferua te Juventusi verën që lamë pas, ku “Zonja e Vjetër” aktivizoi klauzolën e lojtarit duke e transferuar për 32 milionë euro. /Express/



