Everton ka refuzuar ofertën e Milanit për anësorin Gerard Deulofeu
Raportohej se Milani është shumë afër transferimit të anësorit të Evertonit, Gerard Deulofeu, por “The Guardian” bën të ditur se është refuzuar oferta e klubit italian, transmeton Gazeta Express.
“The Guardian” shkruan se Evertoni nuk e dëshiron largimin e lojtarit për shkak të lëndimeve të Yannic Bolasie dhe Dominic Calvert-Lewin.
Por, sipas “The Guardian” – gjithçka mund të ndodhë deri në fund të këtij afati kalimtar të janarit dhe se gjërat mund të ndryshojnë nëse Milani përmirëson ofertën. /Express/


