Vuçiq: Edhe “linjë të nxehtë” me Prishtinën, veç ta ruajmë paqen

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet dhe se për këtë është i gatshëm edhe për vendosjen e “linjës së nxehtë” Beograd-Prishtinë.

Vuçiq, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë për TV PINK se ka pasur shumë bisedime të rëndësishme në Davos, duke potencuar se “ do të kemi forcë që disa gjëra t’i qetësojmë ‘madje edhe ato që nuk kanë qenë nën ndikimin tonë”, transmeton Telegrafi.

Në Forumin e Davosit, kryeministri i Serbisë është takuar me zëvendëspresidentin në shkuarje të Amerikës, Joe Biden

Vuçiq paraprakisht kishte paralajmëruar se me Biden do të diskutojnë me problemet me të cilat po përballet shteti serb, përfshirë edhe Kosovën, njoftojnë mediat në Serbi.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...