Agolli: Në Beograd pamë tmerr, Kosova nuk është Serbi

PUBLIKUAR

agolli_9495

Ansi Agolli tre
gon gjithë tmerrin serb të përjetuar me Kombëtaren shqiptare në takimin me Serbinë në stadiumin e Partizanit.

Ansi Agolli u rrëfehet mediave turke. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare tregon gjithë tmerrin serb të përjetuar me Kombëtaren shqiptare në mbrëmjen e së martës në takimin me Serbinë në stadiumin e Partizanit.

“Lojtarët serbë donin ta merrnin flamurin tonë dhe ta shqyenin. Për të mos ndodhur kjo, kemi vrapuar dhe ua kemi marrë flamurin. Kush do që të ishte në vendin tonë, do të vepronte njësoj për flamurin e vet”, tha Agolli për “cnnturk.com”.

Mbrojtësi ka komentuar edhe himnin kombëtar, i cili u fishkëllye. “Nuk kam mundur ta dëgjoja as himnin”, sqaroi Ansi. Agolli luan te Karabaku në Azerbajxhan dhe për këtë është pyetur në lidhje me pretendimet e Armenisë e Serbisë se Karabaku e Kosova janë pjesë të tyre.

“Të gjithë e dinë situatën e Karabakut dhe Kosovës. Karabaku është një territor i Azerbajxhanit, kurse Kosova është e njohur si shtet i pavarur dhe këtu nuk ke asnjë mundësi të vendosësh barazime në situatat në të cilat ndodhen Karabaku dhe Kosova”, deklaroi Agolli.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...