OVL e Pejës shpall anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së-Dega në Pejë ka shpallur anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat.

Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UÇK-së, dega në Pejë, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet.

Gjithashtu kryetari Syla, informoi ambasadorin rreth ligjit për veteranët që ai e ka quajtur diskriminues e që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Syla, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë si shtet amë në mbështetje të proceseve që po ndodhin në Kosovë, konkretisht angazhimin e jashtëzakonshëm në rastin e komandantit Ramush Haradinaj./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...