Gerard Deulofeu edhe zyrtarisht pritet të huazohet gjatë ditës së sotme te Milani
Drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, pas barazimit 2:2 me Torinon ka bërë të ditur se sot do të jetë dita vendimtare për të ardhmen e Gerard Deulofeu, të cilin janë duke tentuar ta transferojnë në formë huazimi, transmeton Gazeta Express.
“Jemi në bisedime për Deulofeu, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Evertoni e di se ne mund të marrim lojtarë vetëm në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicioni”, ka deklaruar Galliani. /Express/



