Lini konfliktet, kthejuni dialogut!

PUBLIKUAR

Derisa Bashkimi Evropian u bën thirrje të dyja palëve, Prishtinës dhe Beogradit, që të tregohen të vetëpërmbajtura dhe t’i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve ndërshtetërore, SHBA-ja thotë se e respekton të drejtën e Republikës së Kosovës për t’i mbrojtur kufijtë e saj.

Megjithatë, dialogu mbetet opsioni i vetëm, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Zhvillimet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti tensionimet e fundit të situatës pas ndalimit të trenit serb që të futet në Kosovë, ka bërë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët.

Derisa BE-ja u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që ta vazhdojnë dialogun, SHBA-ja e respekton të drejtën e Republikës së Kosovës për t’i mbrojtur kufijtë e saj. Ndërsa të dyja palët kërkojnë që dialogu të vazhdojë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.

E angazhuar nga afër në këtë proces është edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Sipas zyrtares për Informim të BE-së, Maja Kocijançiq, Mogherini dhe stafi i saj kanë ndjekur me vëmendje situatën e fundit që është krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka bërë të ditur se të dyja vendeve u është bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Mogherini dhe ekipi i saj janë duke ndjekur nga afër zhvillimet në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë edhe ato gjatë fundjavës. BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët mbi ngjarjet e fundit”, ka thënë Kocijançiq për gazetën “Zëri”, duke shtuar se “BE-ja u bën thirrje të dyja palëve të tregohen të vetëpërmbajtura dhe të arsyeshme dhe të kthehen në dialog”, ka shtuar ajo.

Më tutje Kocijançiq i ka thënë “Zërit” se Bashkimi Evropian ka përcjellë edhe situatën e krijuar me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Sipas saj, kjo çështje tashmë është ekskluzive e autoriteteve franceze. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...