​Ish futbollisti i Milanit dështon te skuadra shqiptare

PUBLIKUAR

Mund të kesh qenë pjesë e akademisë së Milanit dhe të jesh trajtuar si një futbollist premtues i të ardhmes nga klubi i njohur italian deri dy vite më parë, por kjo nuk do të thotë detyrimisht se je i aftë për të luajtur në Kategorinë Superiore.

Këtë e ka kuptuar më së miri mesfushori nigerian Favour Aniekan, i ardhur me bujë te Kukësi gjatë fazës përgatitore, por që me sa duket nuk do të jetë pjesë e verilindorëve në vijimin e sezonit.

Mesfushori ofensiv 22-vjeçar mendohej se do të ishte një alternativë më shumë për Ernest Gjokën dhe planet e tij për të pjesën e dytë të sezonit.

Por sipas “SuperSport”, lojtari nuk është shfaqur sot në stërvitje me klubin në Antalja dhe me shumë mundësi, do t’i japë lamtumirën Kukësit për të kërkuar një sistemim të ri.

Ndërkohë, verilindorët kanë vijuar qetësisht përgatitjet e tyre me seancat e fundit në tokën turke para kthimit në Shqipëri ditën e nesërme. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...