Pjestarët e ROSU ishin të përgatitur të qëndronin në veri me ditë të tëra

PUBLIKUAR

Treni “kishtar” me mbishkrime dhe ikonografi provokuese i nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës nuk u lejua të futet në vendin tonë dhe kështu ta cenojë hapur sovranitetin e Republikës.

Që trenin mos të lejohet me asnjë kusht të hynte në Kosovë, në pikën kufitare me Serbinë, në veri të vendit, u dërguan forcat speciale të Policisë të Kosovës të njohura si ROSU.

Me 17 automjete të rënda të tipit “Cobra”, ROSU u vendos në Jarinje dhe gjithçka ishte gati që “tytat e gjata” të funksionin nëse ishte nevoja, shkruan lajmi.net.

ROSU u ‘ngjit’ në veri për herë të para pas vitit 2011, atëherë kur u vendos rregulli në pikat kufitare me Serbinë.

Se sa ishin të vendosur që mos të lejohej futja e trenit rus dhuratë për Serbinë, tregojnë edhe burime të lajmi.net.

“ROSU dhe forcat tjera kanë qenë të përgatitura që me ditë të tëra të qëndrojnë në veri, respektivisht në stacionin e parë hekurudhor Jarinja e Poshtme. Ky është stacioni i parë kur hyni nga Serbia në Kosovë”, kanë thënë këto burime brenda forcave të sigurisë.

Sipas tyre, ROSU ishte e përgatitur edhe me ushqim të bollshëm që të qëndroi derisa të largohet rreziku i futjes së trenit në Kosovë.

Në këtë pjesë, ishin të stacionuara afër 150 pjesëtarë të ROSU-së.

Fatmirësisht, dhe pa u shkrepur asnjë plumb, treni i ndalur në Rashkë, u rikthye në Beograd.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...