Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar të premten seanca lidhur me kontestin e sindikatës dhe kuvendit komunal të Lipjanit për kthimin e auto-taksive në aeroportin e Prishtinës sindikata dhe kuvendi komunal I Lipjanit.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se tani ka mbetur vetëm fjala përfundimtare e gjykatës në favor të tyre, shkruan Gazeta Fjala.
“Sindikata jonë pret që ta fitojmë këtë konteste dhe auto-taxit e Prishtinës të kthen në vendet e tyre , si dhe kuvendi komunal i Lipjanit të paguaj dëmin e shkaktuar tek këta auto-taksi dëm I cili kalon shifrën e mbi 300.000 euro”, ka thënë Azemi.