Bajrami: E gjithë kjo që po ndodh në veri pasojë e dialogut në Bruksel

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami pas mbledhjes së Kryesisë së Kosovës bëri të ditur se interpelanca e kryeministrit nuk do të mbahet këtë javë, por javën tjetër.
Bajrami bëri të ditur se seanca e radhës do të mbahet këtë të enjte, ndërsa në rend dite do të jetë interpelanca e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Shefja e GP-së të Nismës për Kosovën po ashtu tha se e gjithë kjo qa po ndodh në veri të vendit është pasojë e mënyrës së dialogut që është bërë nga pala jonë në Bruksel.

Sipas saj, dialogu me Serbinë nuk ka sjellë kurrfarë rezultati pozitiv për Kosovën, por vetëm për serbët.

“Ky dialog përfundimisht neve si shtet nuk na ka sjellë asnjë përfitim dhe lirisht mund të themi se të vetmit fitues nga këto bisedime janë serbët”, tha Bajrami.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...