Walker pritet në Kuvendi nga kryeparlamentari Veseli (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti sot në takim ish ambasadorin William Walker, i cili luajti rol vendimtar në prezantimin para botës të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës nga regjimi i Milosheviqit. Dëshmitë e tij për Masakrën e Reçakut ndikuan fuqishëm në opinionin dhe diplomacinë ndërkombëtar, thekson njoftimi i Kuvendit.

Gjatë takimit Veseli dhe Walker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për problemet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar shteti dhe shoqëria kosovare.

Një ditë më herët gjatë akademisë përkujtimore që u mbajt në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Veseli tha se ”Në Reçak e vërteta e Kosovës triumfoj mbi mashtrimin njëshekullor të Serbisë, mbi propagandën dhe luftën e saj speciale kundër shqiptarëve. Shumë janë ata që kanë merita për këtë moment historik, por më meritori prej tyre është miku i madh i vendit tonë, z. William Walker. Ambasadori Walker  është hero i gjallë i të vërtetës për Reçakun dhe Kosovën”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...