Policia përdori dronin për të parë nëse treni po i afrohej Kosovës (Foto)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës të shtunën ishte mobilizuar me gjithë arsenalin që të mos lejojë në asnjë formë futjen e trenit ilegal serb të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, kishin urdhëruar njësitet elite që të shkojnë në veri dhe të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të reaguar në rast përpjekje që treni të futej në Kosovë.

Ajo që ra në sy ditën e shtunë ishte edhe përdorimi i dronit nga Policia e Kosovës për të parë andej kufirit nëse treni po i afrohej territorit.

Siç shihet edhe në foto, një pjesëtarë i Policisë ishte angazhuar të merrej vetëm me dronin e policisë dhe i njëjti vazhdimisht përcillte gjendjen nga lart./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...