Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarët, Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë

PUBLIKUAR

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë.

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se “Nikolliq me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja”.

Presidenti Tomisllav Nikolliq, sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj Ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...