Walker takon familjarët e Grupit të Kumanovës, kërkon drejtësi për rastin (FOTO)

PUBLIKUAR

Ambasadori William Walker i cili senzibilizoi botën për masakrën e Reçakut dhe shkaktoi intervenimin e NATO-s në Kosovë, sot është takuar me familjarët e disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Gjatë qëndrimit në Pejë, ambasadori Walker është takuar me familjarët e Val Zekajt, Genc Sefajt dhe Esat Kafexhollit.

Ismail Zekaj, babai i Val Zekajt deklaroi për Gazetën “Lajm” të Shkupit se në këtë takim ambasadori Walker ka kërkuar ndriçim të plotë të ndodhive në Kumanovë në maj të vitit 2015, transmeton Gazeta Express.

“Ambasadori Walker tha se rasti i Kumanovës duhet të ndriçohet njëjtë sikurse masakra e Reçakut. Ai ishte kategorik në qëndrimin se duhet patjetër të zbulohet se kush organizoi skenarin e Kumanovës dhe kush e bëri këtë tradhti”, deklaroi për Lajm Ismajl Zekaj, babai i Val Zekajt.Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të 18 vjetorit të Masakrës së Reçakut, masakër e cila tmerroi botën dhe solli deri te intervenimi i NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë./Lajmpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...