Policia e Kosovës pajiset me armë të reja amerikane (Foto)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës është pajisur me armë të gjata dhe të shkurta të dorës të tipit Sig Sauer, brend i njohur amerikan dhe më i preferuari për shqiptarët në tregun kosovar.

Shpend Zenuni, Drejtor i përfaqësuesit të licencuar të armëve ‘Reload SHPK’, e ka konfirmuar për gazetametro.net se “rreth 200 armë të gjata nga brendi amerikan Sig Sauer janë të kontraktuar nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, për armë të shkurta të dorës, Policia e Kosovës ende preferon Glock’un, që e mbanë në shërbim qysh prej themelimit të saj.

“Policia i ka kontraktuar diku rreth 700 copë revole të tipit austriak Glock 17 dhe Glock 19”, ka konfirmuar Zenuni.

Ndryshe, sa i përket preferencës së kosovarëve, Zenuni thotë se tipi më i kërkuar i armës të shkurtë të dorës në tregun kosovar nga shqiptarët është pistoleta e prodhimit amerikan Sig Sauer, për shkak të cilësisë, precizitetit dhe mirëmbajtjes së lehtë të armës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...