Edhe nga Vetëvendosje urohet ndalimi i trenit serb

PUBLIKUAR

Asamblisti në Komunën e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ylli Hoxha, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka uruar vendimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e trenit serb, që provoi ilegalisht të futet në Kosovë.

“Të gjithë ju që e sollët vendimin për ndalimin e trenit, ju uroj, se mire ia keni bo. Ndryshe nuk ka bo. Respekt i veçantë për djemtë dhe vajzat që shkuan në aksionin në Jarinje. Shpresoj se ky akt do të bëhet standard i sjelljes në të ardhmen në raport me provokimet e Serbisë!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...