Megjithatë, dikush në Vetëvendosje uron udhëheqësit e Shtetit që morën vendimin për trenin

PUBLIKUAR

Ish-Zëdhënësi i ORA’s së Veton Surroit, Ylli Hoxha, aktualisht anëtar i Vetëvendosjes, ka uruar udhëheqësit e Shtetit për vendimin që kanë marrë për të ndalur trenin që ishte nisur nga Beogradi për Mitrovicë.

“Te gjithe ju qe e sollet vendimin per ndalimin e trenit, ju uroj, se mire ia keni bo. Ndryshe nuk ka bo. Respekt i veçante per djemte dhe vajzat qe shkuan ne aksionin ne Jarinje”, ka shkruar Hoxha, në FB.

“Shpresoj se ky akt do te behet standard i sjelljes ne te ardmen ne raport me provokimet e Serbise!”, ka shtuar ai.

Vendimin për ndalimin e trenit ishte marrë në ditën kur ishte planifikuar hyrja e tij në Kosovë. Njësitë Speciale ishin dërguar në Mitrovicë derisa në Prishtinë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skender Hyseni e Drejtori i Policisë, Shpend Maxhini, kishin marrë vendim për të mos lejuar hyrjen e trenit serb në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë kishte mbishkrime kishtare, politike e kulturore. Në tren shkruante se “Kosova është Serbi”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...