Ministri Hoxhaj: Sot dhe kurdo do ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit për trenin ilegal serb, të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.

Pasi autoritetet kosovare kanë vendosur që treni të mos hyjë në territorin e Kosovës, ministri Hoxhaj, i cili ka qëndruar në Qeveri së bashku me Kryeministrin Mustafa, ka thënë se Kosova do të veproj njëjtë edhe herëve të tjera për ta mbrojtur territorin.

“Qeveria e Kosovës ndaloi sot trenin ilegal të nisur nga Beogradi. Me këtë provokim të ri, Serbia po tregon që është burim i konfliktit, jostabilitetit dhe provokimit. Është shtet që jeton me të kaluarën e errët. Por kurdo që ka nevojë, ne do të sillemi sërish në mënyrë shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe dinjitetin e një shteti të ri e të pavarur që i kemi borxh shumëçka. Sjelljet e javëve të fundit të Serbisë janë një këmbanë alarmi edhe për partnerët tanë evropianë për të kuptuar drejt me çfarë mentaliteti millosheviçian kemi të bëjmë” ka thënë Hoxhaj./

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...