Tottenham ka shënuar fitore ndaj West Bromwich Albion me rezultat 4:0
Skuadra e Tottenhamit nuk po dorëzohet në garë për titullin e kampionit në Premierlig. Ekipi londinez ka shënuar fitore ndaj West Bromwich Albion me rezultat 4:0.
Hero i skuadrës së Mauricio Pochettinos në këtë takim ishte sulmuesi anglez, Harry Kane, i cili që realizoi tre gola. Kurse, Gareth McAuley një herë shënoi në portën e skuadër së vet.
Pas kësaj fitore, Tottenham është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 45 pikë të tubuara, katër më pak sesa Chelsea, që ka një ndeshje më pak. /Express/


