Haradinaj për trenin serb: Beogradi po provokon haptas, “ujku qimen e ndërron por zanatin s’e harron”

PUBLIKUAR

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë së në shënim të përvjetorit të masakrës së Reçakut, masakër kjo që ngjalli ndërgjegjeje e fjetur të perëndimit, Kosova përballet më një ndyrje të drejtpërdrejtë të Serbisë

Ai në një postim në facebook ka thënë se Beogradi haptas po provokon dhe ndërhynë në Kosovë.

“Sot kur kujtohet masakra e Reçakut e cila ngjalli ndërgjegjen e fjetur tek perëndimi dhe me të drejtë u trajtua si krim kundër njerëzimit, po në këtë ditë Kosova zgjohet me një ndërhyrje të drejtpërdrejt”.

“Treni hyn në vendin tonë, me një fjalë është momenti që ta kuptojmë të gjithë se “ujku qimen e ndërron por zanatin se harron”. Beogradi haptaz po provokon dhe ndërhynë në Kosovë. Por a ka zot shtëpie ky vend? Tash garant edhe një rezolute në Kuvend si ajo për murin në urën e Ibrit”.

“Respekt të gjithë atyre që sot i kujtojmë dhe nderojmë në Reçak. Respekt për aleancën veriatlantike në krye me SHBA që bombarduan regjimin e Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...