Video në Facebook: Janë vënë mina në shinat e trenit Beograd-Mitrovicë?

PUBLIKUAR

Një video e dyshimtë është duke qarkulluar në të cilën shihen disa persona duke vënë mina në hekurudhën që e lidh Mitrovicën Veriore me Serbinë.

Kjo video është publikuar nga një faqe në FB, “Një Komb”, në të cilën shkruan se kjo video është huazuar nga faqja “Prishtinacity”.

Ende nuk dihet nëse kjo video është e vërtetë apo është vetëm një veprim për t’i frikësuar palën serbe.

Zëdhënësi i Policisë, Duat Hoxha, ka thënë se është në pushim dhe nuk mund të flasë lidhur me këtë video.

“Kontaktojeni ndonjë zyrtar tjetër të Policisë”, ka thënë Hoxha, për Express.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...