Pacolli: Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë

PUBLIKUAR

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të merr vendimin për pezullimin e dialogut.

Muri në Mitrovicë, treni “rus” që po vjen sot në Kosovë, si dhe fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës, sipas Pacollit, janë vetëm disa nga arsyet pse kryeministri duhet të bëjë një gjë të tillë.

“Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë.

Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha vëprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut. Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...