Racizmi serb: Mërgata shqiptare, protestë para UEFA-s

PUBLIKUAR

racizmi-serb-m-euml-rgata-shqiptare-protest-euml-para-uefa-s_hd

Emigrantët shqiptarë do të protestojnë para godinës së UEFA-s në Zvicër.

Incidenti në stadiumin e Beogradit ka shtyrë emigrantët që jetojnë në Zvicër të mblidhen së bashku për të protestuar në mënyrë paqësore para godinës zyrtare të UEFA-s në Zvicër.

Protesta është parashikuar që të zhvillohet në fundjavë, por ende nuk dihet se në çfarë date konkretisht. Kësaj proteste priten t’i bashkohen shumë shqiptarë emigrantë, të cilët jetojnë në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Ata do i kërkojnë UEFA-s që të marrë një vendim sa më të drejtë, për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në 14 tetor.

Në krye të protestës pritet që të jetë shqiptari Besnik Benzi. Ky i fundit premtoi 1 milionë euro nëse Kombëtarja Shqiptare do të fitonte në ndeshjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...