Fletarrestimet politike të UÇK’së

PUBLIKUAR

Çështja e fletarrestimeve për ish-pjesëtarët e UÇK-së të lëshuara nga Serbia mund të zgjidhet në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me secilin shtet anëtar të INTERPOL-it, si dhe duke kërkuar nga BE-ja që këto fletarrestime të tërhiqen. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Arrestimi i Haradinajt me kërkesë të Serbisë tanimë ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas MPJ-së, janë 20 ish-guerilë të dalluar të UÇK-së që kërkohen nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Fletarrestimet ndërkombëtare të Serbisë për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos zbatohen nëse institucionet e Kosovës e dialogojnë në nivele bilaterale me secilin shtet anëtar të INTERPOL-it apo duke bërë presion te Bashkimi Evropian që ta obligojë Serbinë t’i tërheqë këto fletarrestime. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe ata të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ekzekutivi i vendit nuk ka dhënë sqarime se çfarë do të bëjë konkretisht për të mos u përsëritur rastet e arrestimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shtetet evropiane me kërkesë të Serbisë. Në anën tjetër, opozita konsideron se Qeveria e Kosovës duhet ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Serbinë me largimin e këtyre fletarrestimeve.

Çështja e fletarrestimeve nga Serbia është aktualizuar pasi ish-kryeministri i Kosovës dhe njëri nga komandantët më në zë të UÇK-së Ramush Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze. Ai u arrestua në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga Beogradi, që përfshin periudhën e luftës. Është hera e dytë që Haradinaj ndalohet me fletarrestim të Serbisë. Ndërsa para tij janë ndaluar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, dhe disa ish-guerilë të UÇK-së. Kjo çështje tanimë ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos pas faktit se autoritetet serbe po e kërkojnë ekstradimin e Ramush Haradinajt në Beograd

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...