Qeveritarët serbë “kërcënojnë” Francën: Nëse nuk ekstradohet Haradinaj, njëjtë do të sillemi edhe me kërkesat tuaja

PUBLIKUAR

Ministrja e drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic dhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq kanë folur në emër të qeverisë serbe rreth lirimit me kusht të Ramush Haradinajt.

Ministrja ka bërë të ditur se i kanë dërguar të gjitha dokumentet rreth rastit të liderit të AAK-së, Haradinaj.

Ajo ka thënë se ka më shumë argumente kundër Haradinajt, të cilat janë dokumentar edhe përmes protagonistëve në ngjarje, të cilat kanë të bëjnë me shkatërrimin e pronave dhe vrasjen e serbëve dhe komuniteteve të tjera në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Gjersa Gjuriq ka thënë se Serbia nuk e pranon të drejtën për mos gjykim të Ramush Haradinajt. Ai shtuar se ish-kryeministri serb ka vrarë, madje një fëmijë dyvjeçar.

Ai gjithashtu ka folur edhe për një rast të torturës që kanë përjetuar disa shqiptarë, të cilat personalisht i ka bërë Haradinaj.

Sipas Gjuriqit, “të gjitha këto raste kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 dhe Serbia nuk beson se drejtësia franceze i është frikësuar disa protestave të shqiptarëve”.

“Nëse Franca nuk vepron në përputhje me kërkesën tonë për ekstradimin e Haradinajt përmes Interpolit, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne në raste të tilla nëse shteti francez e kërkon prej nesh. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet tjera evropiane dhe botërore. Serbia kërkon me ngul ekstradimin e Haradinajt”, shtoi Gjuriq

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...