Thaçi takohet me kongresistin amerikan, e njofton për reformat e bëra në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kongresistin amerikan Mike Turner, i cili është edhe kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Thaçi në këtë takim e ka njoftuar kongresistin për reformat e bëra në Kosovë dhe ia ka përmendur edhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Kongresmenin Turner e njoftova për reformat e bëra në Kosovë, për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe për domosdoshmërinë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Turner e ka siguruar Thaçin se SHBA-ja do ta përkrah Kosovën dhe rajonin.

“Në këtë drejtim, kongresmeni Turner më siguroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...