Gjasat që Haradinaj të ekstradohet në Serbi janë zero

PUBLIKUAR

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka shpjeguar procedurat që gjyqësori francez do t’i ndjekë në rastin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj pas lirimit me kusht.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se nuk ka asnjë shans që Haradinaj të ekstradohet në Serbi.

Ai ka bërë me dije se procedurat për çështjen e ekstradimit mund të zgjasin deri në dy muaj, por beson se brenda një muaji do të përfundojë si çështje.

Salihu ka thënë se vendimin përfundimtar për rastin e Haradinajt do ta marrë Ministria e Drejtësisë së Francës.

Ai ka thënë se pamjet kur lideri i AAK-së doli nga gjykata me pranga pas lirimit ishin të rënda, duke e konsideruar këtë provokim të Serbisë.

Salihu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të gjejnë mekanizma për t’iu përgjigjur këtyre provokimeve. Sipas tij, dialogu për normalizim me Serbinë duhet të suspendohet për një kohë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...