Lakers pëson humbjen e 28-të sezonale në NBA (Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

San Antonio Spurs ka shënuar edhe fitoren e 31-të sezonale në NBA në saje të lojës fantastike të Kawhi Leonard, transmeton Telegrafi.

Spursa kanë realizuar fitore të thellë kundër Los Angeles Lakers me rezultat 134:94.

Leonard ishte basketbollisti më efikas i ndeshjes duke shënuar 31 pikë, dy kërcime dhe po aq asistime ndërsa Pau Gasoli i mungoi vetëm një asistim për të regjistruar ‘double-double’, ku realizoi 22 pikë.

Tek skuadra dikur kampione e NBA-s basketbollisti më efikas ishte Julius Randle me 22 pikë dhe gjashtë asitime.

Pas kësaj, San Antonio ka 31 fitore dhe tetë humbje ndërsa për Lakersin kjo ishte humbja e 28 kundrejt 15 triumfeve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Brooklyn 95-104 New Orleans

New York 104-89 Chicago

Phoenix 108-113 Dallas

Golden State 127-107 Detroit

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...