Nikoliq: BE ndikoi për lirimin e Haradinajt

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se vendimi i gjykatës franceze që Ramush Haradinaj të lirohet përkohësisht, me kusht, është paralajmërim i refuzimit të aktakuzës së Serbisë.

“Unë besoj se Bashkimi Evropian u ka dhënë një direktivë të tillë të gjitha vendeve anëtare”, ka thënë Nikoliq për “Vecernje Novosti”, raporton Gazeta Express.

Nikoliq tha se “në raporte të tilla nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe, të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët”.

Haradinaj u arrestua më 4 janar me urdhër të Serbisë në vitin 2004, me akuzat se në vitet 1998 dhe 1999 kishte kryer krime të luftës kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë.

Ish-komandanti i UÇK-së deklaroi para gjykatës në Colmar se akuzat ndaj tij, të Serbisë, për krime lufte, janë politike. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...