Kosova as gati të anëtarësohet në NATO

PUBLIKUAR

Ndonëse Aleanca Veri-atlantike ka hapur disa dyer për Kosovën, edhe në një plan afatgjatë, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të mbetet larg.

Kështu ka deklaruar Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili për emisionin Ora e Fundit ka thënë se anëtarësimin e Kosovës në NATO e bllokojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Fatkeqësisht shumica nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës nuk janë marrë parasysh dhe arsyet dihen. Janë katër vende brenda NATO-s që e bllokojnë çdo marrëdhënie të mundshme të saj me Kosovën. Letra e Sekretarit të NATO-s i ka haur minimalisht disa dyer për Kosovën, duke i dhënë qasje minimalisht në disa programe”.

Megjithatë, Avdiu thotë se një letër e ardhur në adresë të qeverisë së Kosovës nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, je një dritë në fund të tunelit për Kosovën, por progresi i vogël, nuk ia garanton Kosovës anëtarësimin në NATO. /KlanKosova/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...