Rezultatet e PISA-s detyrojnë MASHT-in të shpenzojë mijëra euro për reforma në arsim

PUBLIKUAR

Rezultatet e fundit të PISA-s, që renditën nxënësit kosovarë në fundin e tabelës, si duket e kanë detyruar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të planifikojë reforma në arsim, me para të buxhetit të shtetit.

Në buxhetin për vitin 2017, thuhet se 20 mijë euro janë planifikuar të merren hua nga Banka Botërore, për reformat në arsim, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, ky nuk është projekti i vetëm që MASHT, ka planifikuar për vitin 2017. Listës së projekteve, i shtohen edhe investimet për rregullimin e institucioneve shkollore.

Për renovimin e shkollës fillore “Ibrahim Banushi” Kleqkë, Lipjan, nga buxheti i shtetit Ministria ka planifikuar të shpenzojë 80 mijë euro.

100 mijë euro do të shpenzohen edhe për ndërtimin e shkollës se mesme të ulët në Busavatë-Kamenicë. Shumë e njëjtë parash është paraparë të shpenzohet edhe për ndërtimin e shkollës fillore – Turicevc.

50,000 euro janë planifikuar të shpenzohen për projektet në arsimin e lartë.

Për investime tjera në arsim të lartë dhe shkencë, do të shpenzohen 150,000 euro. 100 mijë euro do të shpenzohen vetëm për teknologji informative.

Ndërtimi i shkollave në Prizren, Podujevë e Mitrovicë janë disa prej projekteve tjera të cilat figurojnë në listën e projekteve kapitale të MASHT-it.

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...