Shokuese: Policia shikoi dhe ndihmoi tifozët të hynë në fushë (Video)

PUBLIKUAR

shokuese-policia-shikoi-dhe-ndihmoi-tifoz-euml-t-t-euml-hyn-euml-n-euml-fush-euml-video_hd

Tifozët terroristë të kombëtares së Serbisë nuk kanë hyrë krejt rastësisht në fushë. Telegrafi ka siguruar një video ku shihen tifozët duke hyrë në fushë dhe duke kërcyer nga tribunat, pa asnjë pengesë, edhe pse ato ishin të rrethuara nga policë serbë.

Tashmë edhe kjo është e tepërt – del edhe video ku shihen tifozët serbë duke hyrë në fushë pa asnjë problem në momentin kur fillojnë të kacafyten lojtarët për flamurin.

Këta tifozë nuk u penguan fare nga policia speciale që rrethoi stadiumin dhe u desht që të mos lejoheshin tifozët të hyjnë në fushë.

Edhe një herë, kjo video ia vërteton UEFA-s se siguria në takimin Serbi – Shqipëri ishte në nivele katastrofale dhe se është momenti i fundit që Bashkimi Evropian dhe UEFA të ndalin propagandën serbe dhe t’i shikojnë faktet e gjalla. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...