Vdekja e 50 vjeçarit në Gjykatë po trajtohet si e dyshimtë nga Policia

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës është duke e trajtuar si “vdekje të dyshimtë” rastin e 50 vjeçarit F.Sh. që ndërroi jetë të martën në Pallat të Drejtësisë derisa ishte pjesë, si palë, e një procedure civile në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Trupi i burrit 50 vjeçar që u raportua se ndërroi jetë një ditë më parë në një nga sallat e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Pallatin e Drejtësisë, është dërguar për obduksion, derisa rastin Polica e Kosovës është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë.

Për këtë ka treguar për gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se ende nuk kanë marrë konstatim për shkaqet e humbjes së jetës së F.Sh..

“Ngjarja ka ndodhur në një seancë gjyqësore. Menjëherë pasi është konstatuar vdekja e tij nga mjekët, trupi është dërguar dje nga në obduksion dhe po presim rezultatet e obduksionit për ta përcaktuar shkakun e vdekjes”, tha të mërkurën për Gazetën Express, zëdhënësi Borovci.

Nga ana tjetër, Gazeta Express nga burime brenda organeve të Mjekësisë Ligjore, merr vesh se, vdekja e 50 vjeçarit ka ardhur natyrshëm për shkak të problemeve shëndetësore me zemër, të shfaqura edhe më parë.

Ndryshe, F.Sh., sipas dëshmitarëve, ditën e djeshme derisa ishte i pranishëm si palë në një procedurë civile në gjykatën e kryeqytetit, për një moment nuk është ndier mirë dhe është alivanosur, për t’u konstatuar më pas vdekja e tij, nga mjekët e ndihmës së shpejtë, shkruan Gazeta Express.

Rastin ishte konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Dje në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për çështje Civile ka ndërruar jetë një person me inicilat F.Sh., rreth moshës 50-vjeçare, i cili ka qenë palë në procedurë në një çështje civile”, i pati thënë Gashi, të mërkurën, Gazetës Express.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...