Serbia zgjeron hetimet ndaj Haradinajt, përfshihen prova të reja

PUBLIKUAR

Prokurori serb për krimet e luftës, të mërkurën ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë një urdhër për zgjerimin e hetimeve ndaj Ramush Haradinajt, ku përfshihen prova të reja të cilat do të përkthehen dhe do të dërgohen në Francë deri në fund të javës, ku janë duke pritur një vendim për kërkesën për ta ekstraduar atë në Serbi, shkruan Tanjug, përcjell Telegrafi.

Ministria të martën ka dërguar një kërkesë ekstradimi për Haradinaj, i shoqëruar nga dokumentacioni në lidhje me një hetim të nisur në vitin 2004.

Ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze si pasojë e një fletarresti të lëshuar nga shteti i Serbisë, ka nxitur një reagim tek shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë.

Haradinaj u ndalua para 6 ditësh nga autoritetet franceze, me një fletarrest të lëshuar nga shteti serb, në të cilat Haradinaj akuzohet për krimet të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...