Fiorentina po synon ta transferoj sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa
Drejtuesit e Fiorentinës janë në kërkim të një sulmuesi pasi Nikola Kalinic pritet të transferohet në Kinë.
Sipas Corriere dello Sport, ‘Viola’ po mendon që ta transferoj sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa – Gabigol, përcjell Express.
Thuhet se Interi është i gatshëm ta huazoj brazilianin, por me kusht që lojtari të luajë rregullisht.
Gabigol u transferua në Inter verën e kaluar nga Sanos, por deri më tani është paraqitur vetëm disa minuta për Nerazzurrtë në Serie A. /Express/



