Thaçi dhe Engel i bëjnë thirrje Francës: Kthejeni Haradinaj në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën e tij në SHBA, është takuar me njërin nga kongresmenët kryesor amerikan, Eliot Engel.

Thaçi dhe Engel kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët lidhur me ndalimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është deklarata e përbashkët e presidentit Thaçi dhe kongresmenit amerikan, Engel:

“Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e ‘Njoftimit të Kuq’ të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...