Shteti po e falimenton kompaninë shtetërore

PUBLIKUAR

Kompania publike “Trainkos” ka hyrë në binarë të falimentimit. Keqmenaxhimi dhe futja e një operatori privat në sektorin e hekurudhave rrezikon t’i lërë qindra punëtorë të kësaj kompanie në rrugë

Trenat e kompanisë publike “Trainkos” mund të ndalen së qarkulluari së shpejti e qindra punëtorë mund të mbesin në rrugë. Kjo si pasojë e operimit me humbje të kompanisë publike në njërën anë, rritjes së punësimeve dhe pagave në anën tjetër, si dhe futjes së një kompanie private në sektorin e hekurudhave, shkruan Zëri.

Kompania “Trainkos”, e cila udhëhiqet nga Gelor Shala, për të cilin mediet më herët kishin raportuar se ka lidhje me familjarë të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, viteve të fundit po ballafaqohet me rënie të transportit hekurudhor të mallrave, si dhe po kritikohet se njëkohësisht ka rritur pagat, si dhe numrin e të punësuarve në kompani.

Pavarësisht vështirësive të kompanisë publike nga rënia e sasisë së transportit dhe rritjes së shpenzimeve, në vitin 2014 është licencuar edhe një operator privat për transportin hekurudhor të mallrave, kompania “Railtrans”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...