Depozitat e ekonomive familjare burime kryesore të financimit

PUBLIKUAR

Depozitat e ekonomive familjare paraqesin burimin kryesor të financimit të sektorit bankar në Kosovë.

“Në kushte normale, depozitat e ekonomive familjare konsiderohen si burimi më i qëndrueshëm i financimit për bankat ngase përbëjnë shuma më të vogla nga një numër i madh i individëve të cilët kanë probabilitet shumë të ulët për të tërhequr depozitat e tyre në kohën e njëjtë”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”

Sipas këtij, studimi ky nën tregues në kushte jostabiliteti apo paniku financiar, depozitat e ekonomive familjare janë ndër burimet më të ndjeshme të financimit, raporton RTKlive.

“Prandaj, trendi i depozitave të ekonomive familjare mund të konsiderohet si matës i nivelit të likuiditetit të bankave në njërën anë, si dhe besueshmërisë së sektorit në anën tjetër. Ky nëntregues shprehet si ndryshim vjetor i nivelit të depozitave të ekonomive familjare, me ç ‘rast rritja e tyre nënkupton rritje të likuiditetit, që rrjedhimisht reflekton besueshmëri dhe qëndrueshmëri të sektorit bankar. Notimi i këtij nëntreguesi është i zhdrejtë. Sa më e lartë norma e rritjes, aq më i ulët rreziku i likuiditetit të sektorit”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...