Kostas Manolas, mbrojtësi i Romës, mund të transferohet te Interi gjatë verës
Drejtuesit e Interit, përveç afatit kalimtar të janarit, janë duke menduar për tregun e transferimeve që do të hapet gjatë verës së ardhshme.
Sipas Calciomercato.com, Nerazzurrët po mendojnë që ta transferojnë mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, shkruan Sky Sport.
Thuhet se ka pasur kontakte indirekte mes mbrojtësit grek dhe drejtuesve të Interi. Manolas ka kontratë me Romën deri në vitin 2019.
Kurse, Interi gjatë janarit është duke tentuar transferimin e Roberto Gagliardini (Atalanta), Luiz Gustavos dhe Ricardo Rodriguezit (Wolfsburg). /Express/



