Organizata joqeveritareYouth Association for Human Rights (YAHR) ka publikuar raportin e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit ku ndër të tjerash në raport thuhet se nga 117 premtime të dhëna kemi 93 premtime ose 79.48 % pa asnjë përpjekje ose angazhim konkret në realizimin e premtimit, 5 premtime ose 4.27 % prej tyre ka shenja pozitive në realizimin e premtimit, 4 premtime ose 3.41% ka filluar procesi në rrugë të mirë, 12 premtime ose 10.25% ka hapa konkrete në realizimin e premtimeve dhe 3 premtime ose 2.56% të realizuar plotësisht.
Ja edhe raporti monitorues mbi ekzekutivin e Komunës se Lipjanit.
Youth Association for Human Rights (YAHR) publikon raportin e monitorimit e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit bazuar në monitorimin e punës së Komunës së Lipjan gjatë periudhës Qershor – Tetor 2014. Monitorimi është fokusuar në Ekzekutivin e Komunës, dhe përfshinë fushat: e premtimeve të kryetarit të komunës, transparencës dhe llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë.
YAHR vlerëson se qeverisja në Komunën e Lipjanit, gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 është përballur me shumë vështirësi në realizimin e projekteve të planifikuar me buxhet, por në periudhën e dytë kemi një dinamikë më të theksuar në arritjen e qëllimit në realizimin e projekteve të parapara me buxhet për vitin 2014.
Në kuadër të monitorimit të përmbushjes së premtimeve të dhëna nga Z. Imri Ahmeti kryetar i Komunës së Lipjanit, gjatë fushatës para zgjedhor për zgjedhjet lokale 2013, organizata YAHR-ë vlerëson se Z. Ahmeti ka bërë përpjekje në përmbushjen e këtyre premtimeve dhe vlerëson me këto rezultatet: Nga 117 premtime të dhëna kemi 93 premtime ose 79.48 % pa asnjë përpjekje ose angazhim konkret në realizimin e premtimit, 5 premtime ose 4.27 % prej tyre ka shenja pozitive në realizimin e premtimit, 4 premtime ose 3.41% ka filluar procesi në rrugë të mirë, 12 premtime ose 10.25% ka hapa konkrete në realizimin e premtimeve dhe 3 premtime ose 2.56% të realizuar plotësisht, por duhet të mirët parasysh se premtimet e dhëna janë për periudhën katërvjeçar të mandatit dhe kështu që i kanë mbetur edhe ¾ e kohës për plotësimin e premtimeve. Është interesante se në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Lipjanit është miratuar Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2015-2017, ku nga 117 premtimeve të kryetarit në kornizë janë të përfshira vetëm 44 projekte ose 36.70 % prej tyre, që “supozojmë” se kryetari mendon që në vitin e fundit të mandatit të tij ti realizojë premtimet tjera.
Në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies, që paraqesin dy prej shtyllave kryesore të funksionimit të institucioneve publike, në muajin maj 2014 është arritur të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes Kryetarit të Komunës së Lipjanit Z. Imri Ahmetit dhe përfaqësuesve të organizatës YAHR , për monitorimin e aktiviteteve të Drejtorisë së Prokurimit me qëllimi të menaxhimit sa më të mirë parasë publike. Në kuadër të këtij memorandumi përfaqësuesve të organizatës YAHR i lejohet pjesëmarrja në cilësinë e monitorueseve në proceset e hapjes dhe vlerësimit të tenderëve, por një gjë të tillë nuk e ka lejuar Drejtori i Drejtorisë Komunale të Prokurimit me arsyetimin se këto takime janë të gjata.
Në kuadër të punës së Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa kemi një performancë të mirë ku buxheti i përgjithshëm i komunës së Lipjanit për periudhën Janar-Shtator 2014 ka arritur që të shpenzohet në masën 80.64 % ose 7,741,401.83 € nga buxheti i alokuar prej 9,600,352.06 € ose 68.30 % nga buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2014, që është 11,333,444.00 €. Po ashtu e kemi një performancë të mirë edhe në inkasimin e të hyrave të komunës, edhe pse është hequr taksa komunale për biznese, për periudhën Janar-Shtator 2014 ka arritur që nga planifikimi i të hyrave për vitin 2014 prej 1,166,927.00 € ti realizojë në masën prej 98.36 % ose në vlerën prej 1,147,765.97 €.
Ndërsa, nga aspekti i problemeve që përballen qytetarët Lipjanit janë problemet serioze në fushën e zhvillimit urban në Komunën e Lipjanit. Në Lipjan ka ende disa zona për të cilat nuk është bërë planifikimi hapësinor/urban. Probleme janë evidentuar edhe në zonat ku planet rregulluese janë miratuar, probleme si rezultat i mos-planifikimit të mirë dhe mos-marrjes parasysh të kushteve në terren, dhe nevojave të zonës/qytetit/YAHR/LipjaniNews/



